Çmimi llogaritet në bazë të numrit të autobusave, agjencive, përdoruesit dhe hapësirës së nevojshme në cloud. Llogarisni çmimin më poshtë.
Fillo të përdorësh Nexbus tani për të përmirësuar menaxhimin e agjencive, linjave të udhëtimit, stafit, shoferëve, klientëve dhe shitjeve online 24/7.
Për të importuar klientët tuaj ekzistues mjafton të na i dërgoni në një listë excel dhe ne e bëjmë importimin për ju.
Ju mjafton të shtoni burime sa ju nevojiten dhe çmimi automatikisht ndryshon në fund të muajit, në faturën automatike që merrni.
Për çdo problem mund të krijoni një support ticket në platformë dhe do të merrni një përgjigje brënda 48 orëve ose mund të na kontaktoni nëpërmjet email/tel.
Çmimi fillon nga 75€ në muaj.
Për tu abonuar në këtë platformë mund të regjistroheni falas në nexbus.app dhe më pas të krijoni një platformë në llogarinë tuaj bashkë me konfigurimet përkatëse. Nëse hasni vështirësi të gjitha konfigurimet mund të bëhen nga ana jonë.
Për platformën do të gjeni dokumentacionin me shpjegimin përkatës për çdo modul në nexbus.app gjithashtu në çdo modul brenda platformës është integruar help center me të gjithë informacionin përkatës për modulin. Gjithashtu mund t’ju asistojmë me trajnimin e stafit tuaj.