Aplikacioni ju lejon të gruponi përdoruesit në agjenci me adresë fizike ose në skuadra virtuale për të kryer lehtësisht shitjen e biletave.
Ju mund të krijoni autobusët tuaj duke vendosur targën, numrin e shasisë, numrin e vendeve dhe formën për secilin autobus.
Administratori mund të krijojë profilet e shoferëve duke përcaktuar kështu edhe datat edhe oraret për udhëtimet e radhës.
Në mënyrë që agjencitë ose agjentët të kenë akses në shitje duhet të kenë kredite në gjendje të cilat dërgohen, kontrollohen dhe menaxhohen nga administratori.
Administratori ka akses të konfigurojë llojet e biletave sic janë ato për bebe, fëmijë dhe të rritur.
Konfigurimi i të gjitha linjave dhe nënlinjave me çmimet përkatëse realizohet nga administratori i cili ka të drejtë të krijojë udhëtime për cdo linjë të konfiguruar.
Platforma ju lejon të krijoni kupona për klientët tuaj me ulje në bazë të fushatave tuaja promocionale për klientët besnikë apo sezone festash.
Agjentët në bazë të gjendjes së krediteve kanë të drejtë të rezervojnë dhe gjenerojnë biletat nëpërmjet një forme të thjeshtëzuar rezervimi.
Klienti fundor mund të rezervojë dhe paguajë biletën nëpërmjet platformës duke përdorur një nga tre mënyrat e pagesës më poshtë:
Cash | Transfertë bankare | Pagesa Online: Paypal
Administratori ka akses të përcaktojë/vendosë emrin, logon, zonën kohore, formatin e datës dhe orës, mënyrat e pagesës dhe konfigurime të tjera mbi udhëtimet.
Të gjitha të dhënat e shfaqura në formë tabele japin akses filtrimi në bazë të fushave dhe kushteve të ndryshme.
Raportet ditore, javore, mujore dhe vjetore është e mundur të gjenerohen online nëpërmjet platformës Nexbus.
Platforma respekton dhe është komfort ndaj të gjitha rregullave të përcaktuara nga legjislacioni shqiptar për komisionin, dhe rregullat e GDPR nga komuniteti europian.
Fillo të përdorësh Nexbus tani për të përmirësuar menaxhimin e agjencive, linjave të udhëtimit, stafit, shoferëve, klientëve dhe shitjeve online 24/7.