Platforma software e cila përmirëson shërbimin e agjencive turistike dhe të transportit kombëtar dhe ndërkombëtar për të menaxhuar agjencitë, linjat e udhëtimit, personelit, shoferët, klientët dhe shitjet online 24/7. Në Nexbus ju mund të menaxhoni agjencinë tuaj nëpërmjet roleve të përdoruesit që janë: administrator, agjent dhe shofer. Sistemi mund të personalizohet nga administratorë sipas emrit të agjencisë, logos, zonës kohore dhe çdo karakteristikë që ka agjencia juaj. Kjo platformë ju lejon arkivimin e dokumentave, aksesin në të dhëna në kohë reale, menaxhimin e agjencisë duke përcaktuar linjat e udhëtimit në datat përkatëse bashkë me çmimet, menaxhimin e autobusëve, shoferëve dhe agjentëve. Agjentët kanë akses në shitjen e biletave në bazë të krediteve të lejuara dhe kontrolluara nga administratori. Raportet ditore, javore, mujore dhe vjetore është e mundur të gjenerohen online nëpërmjet platformës Nexbus. Menaxhimi i financave dhe pagesave online do të lehtësojnë punën tuaj dhe proçesin e blerjes tek klienti duke mos u mjaftuar me kaq por duke ofruar edhe kupona me ulje në bazë të fushatave tuaja promocionale për klientët besnikë apo sezone festash.
Contact usMenaxhon, kontrollon dhe suporton agjentet ne procesin e shitjes dhe menaxhimin e aseteve.
Jane pergjegjes per komunikimin me klientin, rezervimin dhe gjenerimin e biletave.